Sport
Ndodh ajo që edhe pritej, Rumania do të luajë me Kosovën në kualifikimet e “Euro 2024”
Demokracia
13:43 | 22 Tetor 2022

Share:

Federata Rumune e Futbollit (FRF) ka marrë miratimin e Qeverisë që përfaqësuesja rumune të luajë ndeshjet me Kosovën, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Kosova e Rumania do të ndeshen në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2024, por meqenëse Rumania nuk e njeh Kosovën u vu në dyshim mos zhvillimi i ndeshje, gjë e cila vetëm u bë sa për të hapur debate pasi ishte e qartë se kjo ndeshje do të zhvillohet dhe Rumania nuk do të ketë guxim ta refuzojë atë pasi pasojat janë tejet të mëdha nga UEFA e FIFA.

Kombëtarja e Kosovës u shortua në Grupin I, bashkë me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Në përgjigjen për mediumin rumun “GSP”,  Federata Rumune e Futbollit ka marrë dritën e gjelbër për të organizuar ndeshjen kundër Kosovës, por me një kusht nga Ministria e Punëve të Jashtme, që “të mos ndërhyhet në qëndrimin e këtij shteti lidhur me statusin e Kosovës”.

Ndeshja e parë është e paraparë që të zhvillohet më 16 qershor, me Kosovën që do të jetë nikoqire.

Ndërkaq, më 12 shtator, Kosova do të jetë mysafire e Rumanisë. /Demokracia.com

Të ngjashme