Llapi e ka barazuar rezultatin në 1:1 në ndeshjen kryesore të javës në Superligën e Kosovës në futboll.
Realizator për llapjanët është Kastriot Selmani në minutën e 62-të të takimit, shkruan Demokracia.com.
Selmani ka dërguar topin në rrjetë nga goditja e dënimit nga një distancë jo edhe e afërt.
Ndryshe, kjo sfidë i takon javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar./Demokracia.com/