Sirenat e sulmit ajror janë ndezur sërish në Kiev dhe qyteti po përgatitet për një natë tjetër sulmesh ruse.
Kjo video është filmuar nga një gazetar në qytet.
Mbrëmjen e sotme Rusia urdhëroi ushtrinë të sulmojë Ukrainën në të gjitha drejtimet.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, ky veprim erdhi sepse pala ukrainase ka refuzuar të ulet për negociata, ndërkohë që një këshilltar presidencial ukrainas i mohoi lajme të tilla në orët e para të ditës së sotme.
Sirens right now in Kyiv pic.twitter.com/14QDuibKOy
— Alex Marquardt (@MarquardtA) February 26, 2022