Lajme
​Ndizen qirinj në nderim të Liridona Ademajt në Ferizaj
Demokracia
18:14 | 03 Dhjetor 2023

Share:

Një grup i asamblistëve të Kuvendit të Komunës së Ferizajt sonte në sheshin e qytetit “Adem Jashari”, kanë bërë ndezjen e qirinjve në nderim të Liridona Ademajt, e cila u vra para tri ditësh në Sindoll të Prishtinës.

Mimoza Sojeva-Pajaziti, kryetare e grupit të grave, tha se kjo ngjarje simbolizon shenjën e fuqishme të solidaritetit për Liridonën, një grua e cila humbi jetën në një grabitje që synohet të jetë inskenuar nga bashkëshorti i saj.

“Sonte bashkë me një grup të përbërë nga gra asambliste dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, po ndajmë me ju një veprim simbolik. Nuk mundemi të qëndrojmë të heshtur ndaj dhunës dhe vrasjen ndaj grave, nënave dhe motrave tona. Kjo ngjarje tragjike na detyron të ngrehim zërin dhe të ndërgjegjësojmë shoqërinë. Përmes qirinjve, ne dëshirojmë të shprehim zemërimin tonë ndaj këtij akti barbarë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt, që dyshohet të ketë paguar për vrasjen, dorasi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së, kanë dalë sot në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila ka vendosur nga një muaj paraburgim për secilin prej tyre.

Të ngjashme