Lajme
Ndikimi i sanksioneve ndaj Rusisë: Fabrika ruse ndalon prodhimin e tankeve, mungojnë pajisjet që vinin nga perëndimi
Demokracia
16:29 | 22 Mars 2022

Share:

Autoritetet ushtarake ukrsainase kanë njoftuar se fabrika ruse e prodhimit dhe riparimit të tankeve ka stopuar punën duke ndaluar prodhimin, efekt ky që shihet si pasojë e sanksioneve të ndërmarra nga perëndimi.

Në një deklaratë të publikuar në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka raportuar se prodhuesi Uralvagonzavod në rajonin Çeljabinsk është dashur të ndalë prodhimin në fabrikë, për shkak të mungesës së pajisjeve të prodhuara jashtë shtetit.

Kompania ukrainase për informacion dhe konsulencë ushtarake, Defense Express, ka raportuar se Uralvagonzavod është e vetmja fabrikë që kryen montimin e tankeve, proces të cilin e kryente me ndihmën e pjesëve të cilat i shiteshin nga perëndimi.

Të ngjashme