Bernard Berisha ka ndihmuar ekipin e tij Akhmat Groznyn që të fitojë në kampionatin rus ndaj Krasondarit.
29-vjeçari i Kombëtares së Kosovës ka realizuar dy gola në fitoren 5:0, shkruan Demokracia.com.
E për kontributin e tij në xhiron e fundit, Berisha është shpërblyer duke u renditur në formacionin më të mirë të javës në elitën e futbollit të Rusisë.
Aktualisht Berisha ka nëntë gola të shënuar dhe është golashënuesi më i mirë i Akhmatit.
Kujtojmë se Berisha ishte i grumbulluar me “Dardanët” në muajin mars, teksa u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Suedisë. /Demokracia.com