Kosova e Suedia këtë të diele do të ndeshën ndërmjet vete në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Botëror “Katar 2022” shkruan Demokracia.com.
Mediat suedeze i kanë dhënë jehonë kësaj ndeshjeje derisa sipas tyre rreziku më i madh vije nga Arbër Zeneli, futbollist ky që në të ardhmen ka luajtur edhe për grupmoshat e Suedisë.
Peter Wettergren, i cili është ndihmëstrajner i Kombëtares së Suedisë, në të kaluarën ishte trajner i Zenelit gjatë kohës sa ky ishte pjesë e Elfsborg, deklaroi se Suedia u interesua për Zenelin por ai zgjodhi Kosovën.
Vjeshtën e kaluar, në një podcast të Olof Lundh, Arbër Zeneli kishte thënë se Kombëtarja e Suedisë nuk kishte shfaqur interesim për të, ndaj kishte zgjedhur Kosovën.S
“Nuk është duke thënë të vërtetën. Ne kishim një takim në Boras Arena, gjatë kohës kur ai sapo kishte nënshkruar për Heereveen. Përfunduam takimin duke vendosur të takoheshim përsëri në Holandë, për të diskutuar për të ardhmen. Dy javë më vonë, ai ishte gati për Kombëtaren e Kosovës”, u shpreh Wettergren. /Demokracia.com