Ndihmëstrajneri i Gjilanit, Alban Hyseni e ka komentuar barazimin e sotëm me Prishtinën.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Superligën e Kosovës, Prishtina barazoi 0:0 me Gjilanin, shkruan Demokracia.com.
Pas ndeshjes, Hyseni tha se Gjilani erdhi në kryeqytet për tre pikë.
“Ne kemi ardhë për të fituar, nuk kemi bo zhagitje të lojës, kemi ardhë për ta fituar ndeshjen, as para ndeshjes as pas ndeshjes nuk kemi luajtur për barazim“, ka deklaruar Hyseni në “Art Sport”.
“Ne patëm sot kundërshtar ekipin që lufton për titull, por fare nuk kemi ardhë për të barazuar”, përfundoi ai. /Demokracia.com