Sport
Ndihmëstrajneri i Drenicës: Gara është e gjatë, skuadra asnjëherë nuk ka rënë nga kategoria
Demokracia
20:47 | 14 Mars 2021

Share:

Ndihmëstrajneri i Drenicës, Johanes Tafaj ka komentuar barazimin e sotëm me Arbërinë.

Në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës, Drenica barazoi në shtëpi 1:1 me Arbërinë, shkruan Demokracia.com.

Pas ndeshjes, Tafaj tha se skuadra e tij nuk do të “dorëzohet” deri në fund.

“Ishte një pjesë e parë e mirë, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim të gjitha rastet, kjo është diçka që duhet t’i shfrytëzojmë në ndeshjet tjera, duhet të tregohemi më cinik”, ka thënë Tafaj në “Art Sport”.

“Gara është e gjatë ka edhe 11 ndeshje akoma dhe janë edhe 33 pikë në lojë, ne do mundohemi t’i marrim ndeshjet një nga një”, tregoi ai.

“Siç e dimi të gjithë, Drenica asnjëherë nuk ka rënë nga kategoria, ky është mentaliteti i Drenicës për luftuar deri në fund”, përfundoi Johanes Tafaj. /Demokracia.com

Të ngjashme