Ballkani nuk ka marrë më shumë se një pikë në duelin kundër Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë duke barazuar 1:1, raporton Demokracia.com.
Ndihmëstrajneri i Ballkanit, Artim Polozhani ka thënë se penalltia e shkaktuar nga lojtarët suharekas ka mundur të evitohej dhe ka shtuar se futbollistët e Ballkanit po e japin maksimumin në çdo ndeshje.
“Nga pakujdesia shkaktuam penallti që mund të evitohej. Ishte ritëm i kënaqshëm, jo i pritshëm nga lojtarët tanë. Por ata po bëjnë maksimumin. Në çdo ndeshje po dalin edhe nga vetja. Po të ishte fusha më e mirë, shikuesit do të shihnin edhe më shumë kualitet”, ka thënë Polozhani që po zëvendëson në krye të shtabit teknik, Ilir Dajën e suspenduar nga FFK-ja.
Me këtë pikë Ballkani ka 26 pikë, katër më pak se Drita që ka dy ndeshje më shumë të luajtura.
Dukagjini mbetet në vendin e nëntë me po aq pikë./Demokracia.com/