Sport
Ndezja e mjeteve piroteknike dhe hedhja e tyre në fushë, Komisioni Disiplinor kërkon deklaratë shtesë nga Prishtina
Demokracia
17:55 | 26 Prill 2022

Share:

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar deklaratë shtesë nga përfaqësuesi i klubit FC Prishtinës për ndeshjen me Drenicën.

Procedura disiplinore ndaj Prishtinës ishte inicuar për shkak të lëshimit në organizimin e takimit, raporton Demokracia.com.

Sipas njoftimit, tifozët vendas “Plisat” kanë ndezur mjete piroteknike dhe plasëse në tribuna ku ishin të vendosur.

Ndërkaq në minuten e 40, hedhin një mjet piroteknik plasës në fushën e lojës afër portierit mysafir duke i shkaktuar trauma momentale, për çka referi kryesor e ndërpret lojën për t`iu ofruar ndihma e nevojshme portierit mysafir.

“FC-Prishtina. Lëshim në organizimin e ndeshjes: në minutat 4, 9, 12, 21, 27, 32, 35, 38 dhe 39, tifozët vendas ”Plisat” ndezin mjete piroteknike dhe plasëse në tribuna ku ishin të vendosur, ndërkaq në minuten e 40, hedhin një mjet piroteknik plasës në fushën e lojës afër portierit mysafir duke i shkaktuar trauma momentale, për çka referi kryesor e ndërpret lojën për t`iu ofruar ndihma e nevojshme portierit mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Drenica. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi i klubit. Afati 29.04.2022 ora 13:00”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024