Sport
Ndezja e fishekzjarreve dhe hedhja e gjësendeve në fushë, Disiplinori merr këtë vendim për FC Prishtinën
Demokracia
16:03 | 22 Shkurt 2022

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar deklaratë shtesë nga Prishtina pas hapjes së procedurës disiplinore për lëshim në organizim në takimin me Ballkanin.

Sipas njoftimit, në ndeshjen e javës së 20-të në takimin Prishtina – Ballkani, tifozët kryeqytetas kanë ndezur fishekzjarre dhe i kanë hedhur në fushë gjatë fillimit të pjesës së dytë, shkruan Demokracia.com.

Tutje, thuhet se edhe në minutat e fundit të ndeshjes, të njëjtit tifozë kanë hedhur shishe të qelqit dhe kanaqe në fushën e lojës, duke mos lejuar ekzekutimin e penalltisë të akorduar për mysafirët, për çka loja ishte ndërprerë për disa minuta.

“FC ”Prishtina ”.  Lëshim në organizimin e ndeshjes: Me të filluar pjesa e dytë të ndeshjes, tifozët e FC”Prishtina” kanë ndezur fishekzjarre dhe të njëjtat i kanë hedhur në fushën e lojës, ndërkaq në minutën e 88, hedhin shishe të qelqit dhe kanaqe në fushën e lojës, duke mos lejuar ekzekutimin e penalltisë të akorduar për mysafirët, për çka loja ishte ndërprerë për disa minuta. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Prishtina- Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë  nga përfaqësusesi për siguri i FC “Prishtina”, datë 24.02.2022 ora 13:00”, thuhet në njoftimin e lëshuar.

Ndryshe, Ballkani e kishte fituar në fund takimin 0:2 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë kundër kampionëve në fuqi të Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme