Ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022” vazhdojnë edhe sot (e enjte).
Plot dhjetë duele janë në program të ndara në dy orare, shkruan Demokracia.com.
Nga ora 18:00 do të zhvillohen katër duele, me Maqedoninë e Veriut si mysafire e Armenisë.
Ndërkaq, nga ora 20:45 spikat një duel interesant mes Greqisë dhe Spanjës në Athinë.
Gjermani do të ketë punë të lehtë me Lihtenshtajnin, Portugalia sfidohet nga Irlanda, kurse Kroacia luan te Malta.
KËTO JANË ÇIFTET E PLOTA:
18:00:
Armeni – Maqedoni e Veriut
Azerbajxhan – Luksemburg
Gjeorgji – Suedi
Rusi – Qipro
20:45
Gjermani – Litenshtajnë
Greqi – Spanjë
Irlandë – Portugali
Malta – Kroaci
Rumani – Islandë
Sllovaki – Slloveni. /Demokracia.com