Sport
Ndeshjet çerekfinale në Ligën e Evropës: Barcelona me udhëtim të vështirë, “nxehtë” edhe në Londër
Demokracia
09:15 | 07 Prill 2022

Share:

Liga e Evropës rikthehet sonte në program me ndeshjet e para të fazës çerekfinale.

Katër takimet e para të kësaj faze zhvillohet sonte të ndara në dy orare, shkruan Demokracia.com.

Takimi i parë luhet me fillim nga ora 18:45 me çiftin, Leipzig – Atalanta.

Barcelona që po kalon formë të mirë nën drejtimin e Xavi Hernandez do të sfidohet nga Eintracht Frankfurti në udhëtim. “Katalunasit” janë favorit për të kaluar tutje, por gjermanët synojnë befasinë.

Takim interesant pritet të zhvillohet edhe në Londër me West Ham United që e pret Lyonin.

Çiftet:

Leipzig – Atalanta 18:45

Braga – Rangers 21:00

Eintracht Frankfurt – Barcelona 21:00

West Ham – Lyon 21:00./Demokracia.com/

Të ngjashme