Sport
Ndeshjen Belgjikë – Kanadë e gjykon gjyqtari që në Kupën e Afrikës e kishte mbyllur një takim pesë minuta më herët
Demokracia
19:48 | 23 Nëntor 2022

Share:

Gjyqtari Janny Sikazwe do ta drejtojë ndeshjen e Kupës së Botës “Katar 2022” ndërmjet Belgjikës dhe Kanadasë.

Ky gjyqtar në fakt njihet për një skandal të madh që e kishte shkaktuar në Kupën e Afrikës në janar.

Sikazwe kishte mbyllur ndeshjen Tunizi – Mali në minutën e 85-të, njoftojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

Ndeshja mes Belgjikës dhe Kanadasë nis nga ora 20:00 dhe luhet në stadiumin “Ahmad bin Ali” në Al Rayyan.

Sfida mes Belgjikës dhe Kanadasë është në kuadër të Grupit F./Demokracia.com/

Të ngjashme