Sport
Ndeshje të nxehta në Prishtinë e Ferizaj
Demokracia
16:37 | 02 Prill 2021

Share:

Fundjava pritet të sjellë disa ndeshje mjaft interesantë në hendboll në konkurrencën e femrave.

Prishtina – Ferizaj dhe Kastrioti – Vushtrria janë kryendeshjet e javës së 19-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja e dy skuadrave me synime në këtë edicion, Prishtinës e Ferizajt, luhet të shtunën nga ora 17:00 në kryeqytet. Një orë më vonë nis takimi në Ferizaj në mes të Kastriotit dhe Vushtrrisë.

Të shtunën janë edhe ndeshjet Vëllaznimi – Istogu (15:00) e Jusuf Gërvalla – Drita (15:00).

Ndërsa të dielën luhen dy takime: Vjosa – Shqiponja (18:00), KEK-u – Samadrexha (16:30).

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e 13-të kurse ndeshjet luhen të dielën. CLICK – Deçani (14:00), Trepça – Dukagjini (11:00) dhe Ulpiana – Llapusha (16:00) janë ndeshjet e kësaj jave. /Demokracia.com

Të ngjashme