Sport
Ndeshje të jashtëzakonshme sot në Premierligë, Mourinho sfidon Guardiolën
Demokracia
10:33 | 13 Shkurt 2021

Share:

Premierliga angleze vazhdon sot me disa ndeshje tejet të forta, transmeton Demokracia.com.

Dita nis nga ora 13:30 kur Leicesteri sfidën Liverpoolin për të vazhduar me pas në ora 18:30 kur Manchester City pret Tottenhamin.

Dy humbje radhazi në “Anfield Road” sikur kanë zbehur gjasat e Liverpoolit për titull, megjithatë, Jurgen Klopp assesi nuk guxon të dorëzuar më herët dhe sot kërkon fitore në mënyrë që ta zbus diferencës e Cityt me pikë.

Në takimin tjetër Manchester City duket në rrugën të mirë për ta rikthyer titullin e kampionit.

Guardiola do të sfidohet nga Jose Mourinho i cili nuk është duke ecur mirë me skuadrën e cila përveç dështimeve në kampionat në mesjavë ajo u eliminua edhe nga FA Cup ku u mposht nga Evertoni.

Megjithatë me Jose Mourinhon në stol, londinezët kanë bërë gjithmonë mirë përballë skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola dhe sot do të provojnë t’u prishin ecurinë pozitive “bluve” të Manchesterit.

Më poshtë gjeni komplet ndeshjet e ditës së sotme. /Demokracia.com

Të ngjashme