Sport
Ndeshje të jashtëzakonshme e presin futbollin kosovar në fundjavë
Demokracia
12:27 | 25 Shkurt 2021

Share:

Java e 22-të e Superligës së Kosovës në futboll që zhvillohet këtë fundjavë, pritet të sjellë disa ndeshje tejet të forta, shkruan Demokracia.com.

Gara tashmë ka hyrë në një fazë shumë të nxehtë ku klubet nuk guxojnë të humbasin pikë pasi është shumë e vështirë të rikuperohen ato. Kjo është arsyeja që vazhdimi të jetë edhe më joshës.

Të shtunën dhe të dielën luhen takimet e xhiros së 22-të derisa vëmendja do të jetë në Podujevë, aty ku takohen Llapi e Ballkani.

Skuadra e Llapit që po lufton për ekzistencë e ka të domosdoshme fitoren, ngjashëm si Ballkani që dëshiron ta ruajë pozitën e parë në tabelë.

Ndeshje joshëse është edhe ajo ndërmjet rivalëve të vjetër Trepçës ’89 e Prishtinës, derisa punë paksa më të lehtë këtë herë pritet të ketë Drita që luan në fushën e vetë me Besën.

Më poshtë mund t’i gjeni komplet çiftet e javës së 22-të. /Demokracia.com

Të ngjashme