Sport
Ndeshje për t’u harruar për Neymar: Përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë brenda dy minutave
Demokracia
22:49 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Sulmuesi brazilian, Neymar është përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen e Paris Saint-Germainit kundër Strasbourgut në Ligue 1.

Neymar u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda dy minutave, për t’u përjashtuar me karton të kuq, shkruan Demokracia.com.

Reprezentuesi brazilian kartonin e parë të verdhë e mori në minutën e 61-të pas një faulli të shkaktuar, ndërsa dy minuta më vonë për shkak të një simulimi duke tentuar të fitojë një penallti.

Paris Saint-Germaini po barazon 1:1 me Strasbourgun kur po rrjedhë minutën e 85-të, në takimin e xhiros së 16-të kampionale.

PAMJET:

Të ngjashme
Sport • 02 Qershor 2024