Sport
Ndeshje për “infarkt” në Gjakovë, Vëllaznimi e mund Trepçën falë tre pikëshave të Zekiqit
Demokracia
19:06 | 23 Tetor 2022

Share:

Vëllaznimi ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen kundër Trepçës në javën e shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll.

“Kuqezinjtë” nga Gjakova triumfuan me rezultat të ngushtë 75:72 ndaj mitrovicasve në palestrën “Shani Nushi”, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja ishte tejet dramatike dhe u vendos krejt në minutat e fundit të çerekut të katërt.

Burim Zekiqi me disa tre pikësha të realizuar i dha avantazhin gjakovarëve në sekondat e fundit.

Broën në dy sekondat e fundit tentoi nga gjysma e fushës t’i barazojë shifrat, megjithatë ai nuk u tregua i saktë, për të shpërthyer në festë gjithë palestra./Demokracia.com/

Të ngjashme