Në kampionatet më të forta në Evropë, sonte priten të zhvillohen shumë ndeshje interesante.
Java e 27-të në Premierligën angleze do të nis me katër ndeshje interesante, ku veçohet ndeshja Burnley – Arsenal, shkruan Demokracia.com.
Në Gjermani vlen të ceket klasika gjermane mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit.
Ndeshje tjetër interesante në Bundesligë është edhe mes Borussia Monchengladbachut dhe Bayer Leverkusenit.
Në Itali, kryendeshja e sotme luhet në Torino mes kampionit në fuqi, Juventusit dhe Laziot.
Ndërkaq, në La Ligën spanjolle. Barcelona është mysafire e Osasunës. /Demokracia.com