Sport
Ndeshje e zjarrtë në Premierligë, ballafaqohen Everton –  Liverpool
Demokracia
10:44 | 20 Shkurt 2021

Share:

Premierliga angleze vazhdon sot me ndeshje joshëse. E gjithë vëmendja do të jetë te derbi i zjarrtë ndërmjet Evertonit e Liverpoolit, shkruan Demokracia.com.

Vetëm 2 km i ndanë stadiumet mes Liverpoolit dhe Evertonit derisa rivaliteti është jashtëzakonisht i madh.

Liverpool në fushë zbres pas tri humbje radhazi në Premier, megjithëse ndoshta fitorja në Champions ndaj Leipzig mund t’i ketë rikthyer deri diku buzëqeshjen.

Në anën tjetër Evertoni nuk vjen nga një çast i magjishëm duke qenë se ka humbur dy ndeshjet e fundit.

Ndeshja nis nga ora 18:30, derisa sot në program janë edhe disa takime tjera. Chelsea do të përballet me Southamptonin në transfertë, me synimin për të marrë fitoren e 5-të radhazi.

Më poshtë gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të sotme. /Demokracia.com

Të ngjashme