Sport
Ndeshje drithëruese, Fiorentina përmbysë Atalantan dhe kualifikohet në gjysmëfinale
Demokracia
20:20 | 10 Shkurt 2022

Share:

Kupa e Italisë ka humbur finalisten e edicionin të kaluar.

Në Gewiss Stadium, Fiorentina ka fituar 3:2 një ndeshje shumë të bukur, me përmbysje të herëpashershme dhe një fund me të vërtetë të pabesueshëm.

Skuadra vjollcë, me 10 lojtarë, kanë shënuar golin që ka vendosur takimin dhe i ka dhuruar gjysmëfinalen e Kupës së Italisë në minutën e 93-të me Milinkovic. Protagonist edhe Piatek, autor i një dygolëshi, ndërsa Atalanta-s nuk i kanë mjaftuar Zappacosta dhe Boga. Toskanët do të ndeshen në gjysmëfinale me

fituesen e Juventus-Sassuolo, ndeshje që do të luhet sot në orën 21:00. /Demokracia.com

Të ngjashme