Sport
Ndeshje dramatike në Kupën e Mbretit, skuadra e Ligës së Dytë e çon në vazhdime Barcelonën
Demokracia
22:53 | 04 Janar 2023

Share:

Ndeshja e 1/16 së Kupës së Mbretit mes ekipit të Ligës së Dytë spanjolle, Intercity dhe Barcelonës ka shkuar në vazhdime.

Sfida dramatike u mbyll 3:3 pas 90 minutave të rregullta, shkruan Demokracia.com.

Barcelona e nisi shumë mirë takimin duke kaluar në avantazh tek në minutën e katërt me anë të Araujos.

Soldevila barazoi shifrat në minutën e 59-të. Barça kaloi sërish në epërsi me Dembelen në minutën e 67-të, por avantazhi u “shkri” përsëri pas shtatë minutave kur Soldevila barazoi.

Raphinha kaloi Barcelonën për herë të tretë në avantazh në minutën e 77-të, por që edhe një herë tjetër nuk vleu.

Soldevila kompletoi het-trikun në minutën e 86-të, për t’i çuar skuadrat në vazhdime./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 01 Korrik 2024