Sport
Ndeshja Tunizi – Francë u ndërpre për pak çaste, një tifoz me flamur palestinez zbriti në fushë
Demokracia
20:31 | 30 Nëntor 2022

Share:

Futbollistët tunizianë bënë një surprizë të madhe dhe festuan ndaj Francës me rezultat 1:0 në ndeshjen e fundit të grupit D në Botëror, por as kjo nuk u mjaftoi për ta kaluar grupin, pasi Australia festoi ndaj Danimarkës.

Përballja në fjalë u ndërpre për disa momente në pjesën e dytë të takimit, shkruan Demokracia.com.

Një tifoz nga Tunizia ka dalë në fushë, i veshur me fanellën e këtij vendi, por edhe me flamurin palestinez në duar.

Sigurimi ka reaguar me shpejtësi, ka arritur ta nënshtrojë dhe ta largojë nga fusha, ndërsa stadiumi ka nisur të thërrasë edhe “Palestinë, Palestinë”.

Gjithashtu, disa tifozë në tribuna mbanin flamuj palestinezë që u ngritën gjatë lojës./Demokracia.com/

Të ngjashme