Sport
Ndeshja me Italinë, UEFA dënon Shqipërinë me një gjobë të majme
Demokracia
21:48 | 18 Qershor 2024

Share:

UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 37,375 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së parë në grup ndaj Italisë.

Problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, hodhën sende në fushë, transmetuan mesazhe të papërshtatshme si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë pjesës së dytë të lojës, nuk janë kaluar lehtë nga qeveria e futbolli europian që menjëherë ka marrë masat e saj.

Federata shqiptare e futbollit i bënë apel tifozëve të mbështesin kombëtaren dhe t’i qëndrojnë sa më larg këtyre incidenteve duke treguar qytetari dhe ndeshjet në vazhdim.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarrëve.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

Gjobat e mësipërme në vlerë të përgjithshme prej 37,375€ duhet të derdhen në llogarinë bankare te UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.

Të ngjashme