Sport
Ndeshja Llapi – Buducnost Podgorica, këto rrugë do të bllokohen në Prishtinë
Demokracia
10:25 | 14 Korrik 2022

Share:

Llapi dhe Buducnost Podgorica do të zhvillojnë sot ndeshjen e kthimit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është arenë e përplasjes mes skuadrës kosovare dhe asaj malazeze, shkruan Demokracia.com.

Siç njofton policia, PK do të kujdeset që në perimetrin e jashtëm (perimetri i dytë) të stadiumit të ofrojë siguri dhe të kujdeset për mbarëvajtjen dhe lëvizjen e personave në atë perimetër.

“Kështu, që nga mëngjesi,  më 14 korrik, rrugët që shkojnë drejt stadiumit “Fadil Vokrri” dhe përreth tij do të jenë të bllokuara për qarkullim dhe parkim të veturave, pra, nuk do të lejohet hyrja e veturave nga rruga “Luan Haradinaj” dhe “Fehmi Agani” në drejtim të stadiumit dhe lëvizja apo parkimi përgjatë rrugës përreth stadiumit, kurse veturat zyrtare që lejohen të futen në atë zonë duhet të jenë të pajisura me leje të parkingut dhe do të futen në parkim vetëm nga rruga “Tirana””, thuhet në njoftim.

“Policia në zbatim të planit operativ do të angazhohet edhe në kontroll më të detajuar të atyre që ia mësyjnë stadiumit dhe nuk do të lejohen gjëra që mund të paraqesin rrezik në situata të tilla si dhe gjëra që janë të ndaluara për hyrje në stadium. Personat të cilët nuk janë pajisur me bileta, apo të cilët përpiqen të qëndrojnë në afërsi apo përreth stadiumit, sipas planit nuk do të lejohen të qëndrojnë, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve”, përfundon njoftimi./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024