Kosova do ta nis sonte kampanjën eliminatore në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” janë nikoqirë të Suedisë në ndeshjen e vlefshme për grupin B, shkruan Demokracia.com.
Në faqen zyrtare të UEFA-së është publikuar një sondazh në lidhje me parashikimin e ndeshjes Kosovë – Suedi.
Në këtë sondazh, 52 përqind e votuesve mendojnë se Kosova do të dalë fitimtare në këtë ballafaqim.
Ndërkaq, 40 përqind i kanë dhënë gjasa suedezëve.
Kurse, vetëm tetë përqind mendojnë se ndeshja mbyllet baras.
Ndryshe, ndeshja e sontme në “Fadil Vokrri” në Prishtinë nis nga ora 20:45. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/demokraciacom/photos/162201852417560