Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte e zhvillon ndeshjen vendimtare për fatin e saj në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri” i bëjnë konak përfaqësueses së Qipros me fillim nga ora 20:45, shkruan Demokracia.com.
Kjo përballje me rëndësi për futbollistët e Alain Giresses do të transmetohet pa pagesë në Klan Kosova.
Kosova zë vendin e dytë me gjashtë pikë, kurse Qipro ka një pikë më pak në vendin e katërt.
Greqia është e para me 12 pikë, ndërsa Irlanda e Veriut ka pesë pikë në vendin e tretë./Demokracia.com/