Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë në mbrëmjen e sotme një miqësore tejet interesante.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, ‘Dardanët’ tanë do të përballen ndaj Jordanisë.
Ndeshja në fjalë është takim miqësor dhe nis nga ora 18:00. Djelmoshat e Kosovës sot do t’i drejtojë trajneri slloven, Primoz Gliha, i cili e ka marrë “timonin” e skuadrës pas shkarkimit të Bernard Challandesit. Kjo përballje miqësore do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
Ndryshe, Kosova pas katër ditësh luan në Athinë ndaj Greqisë për ndeshjen e fundit eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”. /Demokracia.com