Sport
Ndeshja Kosovë – Armeni i besohet gjyqtarit shqiptar
Demokracia
10:18 | 15 Nëntor 2022

Share:

Kosova nesër nga ora 18:00 do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Armeninë e cila luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Për trajnerin Alian Giresse kjo sfidë dhe ajo e 19 nëntorit me Ishujt Faroe do të jetë një mundësi e mirë për t’i testuar disa elementë të rinj.

Sa i përket ndarjes së drejtësisë ajo i është besuar gjyqtarëve nga Shqipëria. Kryesori do të jetë Eldorijan Hamiti i ndihmuar nga Ridiger Cokaj e Rejdi Avdo ndërsa gjyqtar i katër është Gramos Shala. /Demokracia.com

Të ngjashme