Kosova sot do të zhvillojë ndeshjen e tretë në grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” pret Irlandën e Veriut.
Ndeshja do të transmetohet direkt në televizionin Klan Kosova, nga ora 20:45.
Për momentin Kosova gjendet në vendin e dytë në grup, me një humbje ndaj Greqisë, dhe një fitore ndaj Qipros.
Stadiumi pritet të jetë i mbushur më tifozë dardanë, pasi FFK njoftoi se të gjitha biletat janë shitur./Demokracia.com/