Sport
Ndeshja Greqi – Kosovë transmetohet falas në këtë kanal televiziv
Demokracia
14:08 | 12 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte e zhvillon ndeshjen e fundit për muajin qershor, në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” sfidën e fundit e zhvillojnë ndaj Greqisë në udhëtim, shkruan Demokracia.com.

Sfida e sotme e grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve luhet në Volos të Greqisë.

Tre pikët janë të domosdoshme për ekipin që drejtohet nga Alain Giresse për fatin e vendit të parë në grup.

Përballja e Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Greqisë transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Artmotion.

Takimi nis nga ora 20:45./Demokracia.com/

Të ngjashme