Kombëtarja e Kosovës sonte e përmbyll ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” sonte do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit në udhëtim kundër Greqisë, shkruan Demokracia.com.
Kjo përballje do të transmetohet në dy kanale televizive kosovare.
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) dhe SuperSport Kosova do të jenë dy kanalet televizive ku transmetohet ndeshja.
Ndeshja e sontme do të zhvillohet në stadiumin “Toumba” me fillim nga ora 20:45.
Kosova, ka vetëm katër pikë pas shtatë ndeshjeve dhe e mbyll renditjen në grupin B. /Demokracia.com