Sport
Ndeshja e vitit në Premierligë, Arsenali e City “luftojnë” për titullin
Demokracia
10:26 | 26 Prill 2023

Share:

Në kuadër të xhiros së 33-të në Premierligë do të zhvillohet super sfida mes Arsenalit që kryeson ligën dhe Manchester Cityt që ndodhet në pozitën e dytë në tabelë.

Me vetëm pesë pikë më shumë e dy ndeshje më tepër të zhvilluara, skuadra e Mikel Artetas nuk ka hapësirë për gabime.

Pas tre barazimeve me radhë, “Gunners” synojnë të marrin tre pikët e arta në Etihad Stadium për të vazhduar rrugën drejt titullit të kampionit.

Skuadra e Pep Guardiolës është në rrugën e duhur, duke mos njohur për humbje tash e sa kohë. Përpos formës së mirë, City ka edhe epërsinë e terrenit vendas në Etihad Stadium.

Ndeshjen e parë mes dy gjigantëve anglez e kishte fituar skuadra e Manchester Cityt me rezultat 3:1.

Mbrojtësi William Saliba nuk do të jetë pjesë e formacionit të Artetas sot për shkak të lëndimit, ndërsa në dyshim është edhe Granit Xhaka.

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Arsenalit do të zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00.

Të ngjashme