Sport
Ndeshja e Superkupës së Kosovës shkoi pa telashe
Demokracia
15:42 | 19 Gusht 2021

Share:

Ndeshja finale e Superkupës së Kosovës në futboll në mes Prishtinës dhe Llapit ka shkuar gjithçka mirë.

Kjo sipas Komisionit të Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës e cila ka njoftuar se nuk e ka gjetur asnjë provë për inicim disiplinor, shkruan Demokracia.com.

“Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informimit) nuk gjeti prova për inicim disiplinor”, thuhet në raportin e lëshuar nga FFK-ja.

Kjo ishte përballja e parë zyrtare ku u përdor video-asistenca e njohur si sistemi VAR.

Pas 120 minutave lojë, trofeut të Superkupës iu gëzuan llapjanët të cilët triumfuan 1-3 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Demokracia.com

Të ngjashme