Sport
Ndeshja e Premierligës mund të shtyhet, shkak reshjet e mëdha të borës
Demokracia
13:58 | 28 Nëntor 2021

Share:

Ndeshja e xhiros së 13-të kampionale në elitën e futbollit anglez mes Burnleyt dhe Tottenhamit mund të shtyhet.

Takimi që është paraparë të luhet nga ora 15:00 mund të shtyhet për shkak të reshjeve të mëdha të borës, shkruan Demokracia.com.

Reshjet e mëdha të borës që po vazhdojnë të bien në Angli kanë mbuluar fushën.

Zyrtarët e ndeshjes aktualisht janë jashtë për të parë fushën.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i zyrtarëve të ndeshjes në rast se do të luhet apo jo kjo ndeshje. /Demokracia.com

Të ngjashme