Sport
Ndeshja e jashtëzakonshme: Gjyqtari ndau 10 kartonë të kuq, takimi përfundoi para kohe
Demokracia
13:35 | 07 Nëntor 2022

Share:

Kaos i madh është parë në Argjentinë, natën mes të dielës dhe të hënës gjatë ndeshjes së Superkupës mes Boca Juniors dhe Racing e cila përfundoi një minutë para kohe.

Arsyeja është se Boca nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm për të përfunduar ndeshjen, pasi pas golit të fitores të Racing në minutën e 119-të, mbetën vetëm me katër lojtarë.

Gjyqtari kryesor ndau gjithsej 10 kartonë të kuq në këtë sfidë.

Mëposhtë mund të shihni pamjet./Demokracia.com/

Të ngjashme