Në grupin B ndeshje përcaktuese e grupit do të jetë përballja në mes të Atalantës dhe Rakow.
UEFA ka vendosur që në këtë ndeshje të vendosë drejtësi arbitri shqiptar, Enea Jorgji.
Kjo nuk është hera e parë që Jorgji gjykon në Europë me reputacionin e tij që vjen gjithnjë në rritje. Jorgji do të ketë edhe ndihmën e asistentëve Denis Rexha e Ridiger Çokaj ndërsa roli i arbitrit të katërt i është besuar Florian Latës.
Në VAR do të jenë gjyqtarët spanjollë Carlos del Cerro Grande dhe Guillermo Cuadra.