Sport
Ndeshja e “çmendur” në Serie A: Tetë golat dhe katër penalltitë vendosin sfidën Atalanta – Torino
Demokracia
22:42 | 27 Prill 2022

Share:

Tetë gola ka prodhuar ndeshja e javës së 20-të në elitën e futbollit italian midis Atalantës dhe Torinos.

Skuadrat u ndan baras me rezultat 4:4 në “Geëiss Stadium” në Bergamo, shkruan Demokracia.com.

Katër gola nga tetë sa ishin gjithsej u realizuan nga pika e bardhë e penalltisë, nga dy për dy skuadrat.

Në këtë përballje në stol ishin për mysafirët, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mergim Vojvoda dhe portieri shqiptar, Etrit Berisha.

Atalanta është në pozitën e tetët me 55 pikë, kurse Torino ka nëntë pikë më pak në vendin e 11-të./Demokracia.com/

Të ngjashme