Ndeshja e javës së 22-të në elitën e futbollit kosovar ndërmjet Drenicës dhe Dritës ka nisur me vonesë.
Takimi në “Bajram Aliu” në Skenderaj ishte paraparë të niste nga ora 13:00, mirëpo ajo u shty për 10 minuta, raporton Demokracia.com.
Kjo pasi fusha e lojës ishte e mbuluar me borë, ndërsa mirëmbajtësit e stadiumit po e pastronin atë nga bora.
Sidoqoftë, ata nuk arritën të largonin pjesën më të madhe të borës nga fusha, andaj u desh të pritet 10 minuta më tepër deri në fillimin e ndeshjes.
Fusha edhe pas largimit të pjesës së madhe të borës duket e rënduar./Demokracia.com/