Sport
Ndeshja Arbëria – Vushtrria nisi me vonesë për mungesë të zyrtarëve policor 
Demokracia
16:02 | 04 Mars 2022

Share:

 Federata e Futbollit të Kosovës ka dal me një sqarim për vonesën e ndeshjes Arbëria – Vushtrria.

Me herët u raportura se fillimi u vonua pasi lojtarët e Arbërisë ishin në xhami, por këtë e ka mohuar FFK.

Njoftimi i FFK-së

Plasimi i të pavërtetave në disa portale tashmë është bërë po thuajse një gjë e zakonshme, veçmas kur është në pyetje Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbolli kosovar në përgjithësi.

 Sot në disa portale të njohura për postime të artikujve sa për të nxitur klikime është postuar lajmi se ndeshja e Ligës së Parë ndërmjet Arbërisë dhe Vushtrrisë është shtyrë për shkak se futbollistët e Arbërisë dhe trajneri i tyre kanë qenë në  xhami.

Ky është një tjetër mashtrim që i është bërë opinionit, ngase ndeshja në fjalë ka filluar me vonesë për shkak të mungesës së zyrtarëve policor, e jo siç raportuan me nxitim disa portale e pa marrë fare mundin për të marrë informatën zyrtare për vonesën e takimit.

Futbollistët e Arbërisë ashtu sikurse ata të Vushtrrisë kanë qenë me kohë në fushën e gjelbër të stadiumit “Sami Kelmendi” në Lipjan dhe me të arritur patrulla e policisë së Kosovës, ashtu siç parashihet në rregulloret e garave, ka nisur ndeshja. /Demokracia.com

Të ngjashme