Tifo Grupi Dardanët ka ndarë sot një lajm të hidhur pasi ka njoftuar se është ndarë nga jeta tifozi i veçantë i kombëtares së Kosovës Ibrahim Ajeti.
Ai ndonëse me aftësi të kufizuara, ishte pothuajse në të gjitha ndeshjet e Kosovës, duke u shndërruar në njërin nga tifozët më të dashur për Dardanët.
Sot ka ndërruar jetë tifozi i flaktë i Kosovës, Ibrahim Ahmeti. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe shoqërisë.
Pusho në paqe, Ibo.””, ka shkruar faqja e Dardanëve në Facebook. /Demokracia.com