Lou Ottens, shpikësi i kasetës dhe pioner i teknologjisë CD, ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare.
Ottens filoi të punonte për kompaninë Philips në vitin 1952, ndërsa tetë vjet më vonë u bë kreu i zhvillimit të produktit në kompani.
Kaseta e parë audio u prezantua në vitin 1963 me parullën “Më e vogël se një kuti cigare”.
Disa vite më vonë ai ndihmoi edhe në shpikjen e CD-ve.
Lajmin për vdekjen e tij e dhanë mediat holandeze por nuk dhanë detaje. /Demokracia.com/