Lajme
Ndërron jetë punëtori i Telekomit
Demokracia
13:43 | 02 Mars 2021

Share:

Sindikata e Postës dhe Telekomit të Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur punëtori i këtij institucioni, Ilaz Kqiku.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim në rrjetin social ‘Facebook’ nga FSP PTK, ku shprehën edhe ngushëllimet për familjarët e të ndjerit.

“Me pikëllim të thellë, morëm lajmin  për vdekjen e parakohshëm të kolegut Ilaz Kqiku. FSP-PTK u shprehë ngushëllimet më të sinqerta kolegëve dhe familjarëve të tij. Qoftë i paharruar kujtimi për Ilaz Kqiku”, thuhet në komunikatë.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=771478213482091&id=336254737004443

Të ngjashme