ShowBiz
Ndërron jetë producenti i njohur i muzikës
Demokracia
12:05 | 18 Janar 2021

Share:

Producenti i muzikës Phil Spector, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare.

Krijuesi i hitit “Wall of Sound” ishte i infektuar me COVID-19, dhe nuk mund t’iu bëjë ballë komplikimeve që ju shfaqën pas shërimit nga virusi.

Pasi u shërua u kthye nga spitali, në burg. Më pas, Spector filloi të ketë probleme me frymëmarrje dhe u dërgua menjëherë në spital ku edhe vdiq.

Në vitin 2009 ai u dërgua në burg për vrasjen e Lana Clarkson në 2003, ndërsa u dënua me 19 vjet.

Vdekja e Spector u konfirmua nga Departamenti i Korrigjimeve dhe Rehabilitimit në Kaliforni./demokracia.com

Të ngjashme