Lajme
Ndërron jetë një turiste polake në një hotel në Kavajë
Demokracia
13:23 | 23 Shtator 2022

Share:

Policia ka njoftuar sot se shtetasja polake M. G., 48 vjeçe, ka ndërruar jetë në një hotel në Kavajë.

Polakja ishte akomoduar në këtë hotel së bashku me bashkëshortin e saj.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

 

Të ngjashme