ShowBiz
Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare aktori legjendar Timothy West
Demokracia
15:19 | 13 Nëntor 2024

Share:

Aktori legjendar Timothy West ka ndërruar jetë në moshën 90- vjeçare. Lajmi i trishtë u njoftua nga familja e tij.

Timothy West ishte i martuar me aktoren e Fawlty Towers, Prunella Scales.

Fëmijët e tij Juliet, Samuel dhe Joseph West thanë në një deklaratë se 90- vjeçari ndërroi jetë teksa flinte.

“Pas një jete të gjatë dhe të jashtëzakonshme në dhe jashtë skenës, babai ynë i dashur Timothy West vdiq i qetë në gjumë dje në mbrëmje. Ai ishte 90 vjeç.”

Aktori i kaloi momentet e fundit të jetës me miqtë dhe familjen e tij. Ai la pas gruan e tij Prunella Scales, me të cilën ishte i martuar prej 61 vitesh, një motër, një vajzë, dy djem, shtatë nipër e mbesa dhe katër stërnipër.

“Të gjithëve do të na mungojë tmerrësisht shumë!”, thuhet në përfundim të lajmërimit.

Të ngjashme
ShowBiz • 21 Maj 2025