Një lajm të trishtë ka marrë sot futbolli anglez, shkruan Demokracia.com.
Ish-trajneri i Watfordit, West Hamit dhe Neëwastles, Glenn Roeder ka vdekur në moshën 65-vjeçare. Roeder vdiq pas një beteje të gjatë me tumor në tru.
Roeder gjithashtu menaxhoi Gillingham dhe Norwich Cityn, si dhe shërbeu si trajner për ekipin kombëtar të Anglisë.
Ai bëri mbi 500 paraqitje si mbrojtës për një numër klubesh, duke përfshirë Leyton Orient, QPR, Neëcastle dhe Ëatford para se të përfundonte karrierën e tij 20-vjeçare në fushë si lojtar.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Shoqata e Menaxherëve të Ligës. /Demokracia.com