Sport
Ndërron jetë në fushën e lojës futbollisti 15 vjeçar
Demokracia
16:41 | 04 Mars 2022

Share:

Një tragjedi ka ndodhur të enjten në Priverno, një qendër në provincën Latina, ku një futbollist i ri humbi jetën gjatë stërvitjes me ekipin e tij U-15.

Stërvitja ka vijuar e qetë por në pak çaste situata ka ndryshuar tragjikisht. Matteo, banor në Bassiano, u rrëzua papritur teksa vraponte në fushë.

Ai u rrëzua përpara syve të tmerruar të shokëve të skuadrës dhe trajnerit që e kuptoi menjëherë se situata ishte kritike. Mamaja e djaloshit ndodhej gjithashtu aty ku lajmëroi menjëherë grupin e shpëtimit.

Mjekët për rreth 20 minuta i bënë lojtarit një masazh në zemër në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, por gjithçka ishte e kotë.

Matteo vdiq për shkak të një arresti kardiak. /Demokracia.com

Të ngjashme